E mërkura poetike me poeten;Albina TREBICKA

PESHA e PUTHJES

———————————

Vallë sa peshon puthja,

po ankthi sa peshon?!

Më i rëndë është malli,

pritja më shumë rëndon

Nuk e di peshën e buzëqeshjes.

… as sa rëndon loti i patharë,

vetëm di se i pres lulet e majit

siç prita dikur puthjen e parë…

Nuk di se sa zgjat puthja,

një minutë, pesë a dhjetë…

Mund të peshojë sa një pupël,

mund të zgjatë sa një jetë…

 ( nga vëllimi ” Shtigjeve të shpirtit”)

/www.QendraPress.com/