Çaste poetike me poetin:Bukurie BINJAKU

BURRA TË PABESË!

——————————

Në mesenxher, ti flet i lirë

Ç’ka thotë zemra, e nxjerr

Se një ballë e shpirt i nxirë

Kullon vrer, e fjalët helm.

“E nis bukur,” si një dhelpër

Por adresën, ç’ka ngatërruar

Mbase i shkojnë, diku tjetër

Shpirt i pastër, ujë i kulluar.

Lënë të flasë, e të shprehet

Deri ku bisedën, do ta çojë

S’ka drejtim, dru e shtrembër

Prandaj prej stive, e skarcojnë.

Moshë e mëndje e çmendur

Gruan porsi zonjë, në shtëpi

Burracakë, pa shpirt e zemër

Ejjj! “Kryefamiljarë” pa meritë.

Gruan, s’ia vënë dot në dieni

Me zgjuarsi, vigjilente qoftë

Gjoja shok jete, por pabesi

Shpirtin, mëkatit po e çojnë.

“Burra” pra ju o burracakë

Pa mëndje mbetur në kokë

Pa autoritet jeni pa gratë

Në ankth, i mbysni në lotë.

©#Origjinal. ©Bukurie Binjaku.

/ëëë.QendraPress.com/