Çaste poetike me poeten:Trandafile MOLLA

LETËR QYTETIT TIM DURRËS !

———————————————-

I dashur qyteti im bregdetar Durrës,

e shtrenjta, e paharruara vendlindja ime,

hapat i hodha te ty si krahët e fluturës,

më rrite me përkujdesje dhe ledhatime.

Ti më fale dashurinë njerëzore,

dhe pa ty jo s’mundem të jetoj,

pasionin dhe mirësinë engjëllore,

sy verbuar, nën dritën e hënës do të shikoj.

Pranvera, tek ty vjen me shpërthime,

me reshje të buta dhe me rreze të arta,

dëshiroj të vij, të bëhem zog në vegime,

të jem aty, si pulëbardha me flatra.

Tek ty vera afrohet me ngjyrë te rrallë,

kalaja qëndron dëshmitare në përjetësi,

deti me kaltërsinë sjell puhizë dhe valë,

e lumtur jam me ty, tamam si një fëmijë.

Afrohet dalëngadalë e begatë vjeshta,

dallgët ofshëtijnë, lajmërojnë se vjen stuhia,

era, gjethet e zverdhura dërgon tutje përjashta,

nga plazhet me mirënjohje largohet njerëzia.

Dimri hyn me nëntorin e kuq si një mëngjes,

ftohët nuk ka dhe ti gumëzhinë çdo ditë

Durrës je qyteti mbretëror me lule e vesë,

ti ndrin në sytë, e thellë në timin shpirt.

Ndaj vendosa sot të shkruaj këtë letër,

vargjet dhe lotët për ty më rrodhën lumë,

të dua qyteti im i lashtë, i riu dhe i vjetër,

Ty, qyteti i pasioneve me dallgë shumë !

/ëëë.QendraPress.com/