Fryma poetike e së dielës me poetin;Llesh GJOKA
HIPNOZË
——————————-
Zgjas dorën në errësirë
Po mbahem?!
Se di!
Një kollanë kërciti.
Diçka ra me rrapëllimë.
Hedh një hap Sizifi
Deri ku?!
S’po mundem!
Një zë i mbytur thirri:
Maja është fundi!
A e sheh obeliskun e reve?
Atje ka zjarr
Mos e prek tempullin!
Luaj me fishekzjarrë po deshe,
në festat tokësore!
Ku jam?!
Nuk mund të ngjitem!
Shkallët janë gdhendur rrëpirash
Me plloça të mëdha shkëmbinjsh
Zbrit nga ke ardhur
Lutu nën drita qirinjsh!
Zgjas dorën në errësirë
Ku jam?!
Dritat u mbuluan nga hijet.
Jam unë?! Po mbahem?!
S’e di!
Do pres gjersa të vijë agimi.
ll@gjoka
16.08.2024
/www.QendraPress.com/