Fryma poetike e së dielës me poeten; Asja  MULGECI

T’DASHURUEMT RRALLË MUJN ME KENË VETJA

———————————————————–

Vështrime shigjetë, pluskojnë dikund horizontesh,

si gugatjet pllumbash luajn me retë,

dashuruem me dashninë,, ngren trofe shpirti fronesh t’dielltë

T’nalta janë muret e tijë,

njaq sa durojnë vrullimet e ndjenjes, t’pa skaj

n’naltsi t”zemres ngrejn foletë ,mendsh n’arrati

Ndërthurje venash poshtë brinjës

e pa faj kjo virane e pafaj, lind n’orgazm buzqeshjesh,

rron e lumnon hera herës, ninullash t’shpresës,

E ndersa vdes honesh t’harresës,

mbas hijes tërhiqet zvarrë,

t’ dashuruemt, sa rrallë mujn me kenë vetja,

sa rrallë!

/www.QendraPress.com/