Vazhdojnë kolonat te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

Vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdojnë të jenë më të ngarkuar edhe gjatë ditës së sotme.

Kolona janë krijuar në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po presin më shumë se një orë, transmeton Telegrafi.

Po ashtu edhe në Merdar, pritjet janë deri në një orë për të dalë nga Kosova.

Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta dhe nuk raportohet për kolona të gjata.