Numri i turistëve në Prizren është rritur dukshëm gjatë kësaj vere
Numri i turistëve që vizitojnë qytetin e Prizrenit gjatë stinës së verës është rritur dukshëm këtë vit krahasuar me vitet paraprake apo edhe vitin 2019, kanë bërë të ditur personat e angazhuar në këtë sektor. Sipas tyre turizmi kulturor ka qenë fokusi kryesor i turistëve të huaj, raporton Telegrafi.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në nivel të Kosovës, në muajin qershor 2024 ka pasur më shumë vizitorë në hotele sesa në qershorin e vitit 2023 për 17%.
“Sa i përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (qershor 2023) ka rritje të vizitorëve për 23,5%”, ka bërë të ditur ASK në statistikat e hotelerisë.