Çaste poetike me poeten;Nasia XHEMALAJ
KUR SHKON NË VENDLINDJE.
——————————————
Këmbët në këtë muaj më nxjerrin krahë,
eh sa të lodhura janë në mërgim,
si një dallëndyshe e bukur shtegtare,
unë gati për udhëtim.
Zemra bëhet erë që kapërcen kufijtë,
pa mbërritur është në prehrin e nënës,
shtatë orë udhëtimi në zero i zbret,
në vendlindje,si zog ere këndon zemra.
************************
KALORSE E MALLIT ZEMRA.
——————————————–
Më pritën dhe gurët në fshat ,
një vit të malluar kishim,
sikur formë e ngjyrë kishin ndërruar,
luajtën vendit nga gëzimi.
Kalorëse e mallit zemra ,
eh zemra është e brishtë,
në krahët e nënës u shkreh,
sikur të ishte lindur fëmijë.
*******************
ERDHA NË QYTETIN TIM.
————————————–
Erdha në qytetin tim ,
më priti duke fishkëllyer Joni,
sikur të isha dashnorja e tij,
me puthje pulëbardhash më ftoi.
Akordova telat e zemrës,
me rezet e para të agimit
për dirigjent bregun e detit,
që me këngë ma mbushi shpirtin.
Në sy një pistë e kaltër,
ku vinë e ulen pulëbardhat,
magjisë së perëndimit i falem,
i zhytem valës si neraijda.
/www.QendraPress.com/