Çaste poetike me poeten;Miranda KABASHI
Më shkruaj
————————
Më shkruaj, dashuria ime, një fjalë të vetme
Të shuaj zjarrin që më ka pushtuar
Shkëndijat ndezin krejt zemrën time
Dhe malli rend, rend për të përqafuar.
Më shkruaj, një frazë të vetme, të thjeshtë
Vargu të jetë ndjenjë dhe plot dashuri
Dhe unë gjithë botën, do të ta fal ty
Se në shpirtin tim, tatuazh je ti.
Nëse me ndjen, më shkruaj vërtetë i dashur,
Më thuaj ti me gjithë shpirt, të dua,
Dhe unë do të rend drejt teje si e çmendur,
Se fjalët e tua, e çmendin një grua.
/www.QendraPress.com/