Çaste poetike me poeten;Katiola KAROLI

Muza ime!

————————–

Muza ime retë pupël përqafon .

Me rrezet e diellit ngrohesh .

Me puthjet e ajrit merr jetë.

Me ylbere ndjenjash përqafohesh.

Muza ime vrapon ndër vargje.

Ndjekur nga sytë e botës kureshtarë.

Mallohesh për dy sy tē humbur larg.

Dhe pena nuk ndalet shkruan si e marrë.

Muza ime ,ti lind e jeton me mua.

Ti kurrë nuk u mërzite dhe nuk mbajte mëri.

Nuk do tē ndroj as me frymën time.

Je e vetmja në bote e vetmja dashuri.

/www.QendraPress.com/