Çaste poetike me poeten; Venetike Cako MIRAKA
A THUA
———————-
“A thua” me ty jam dashuruar o det,
Thellësinë e shpirtit tënd kërkoj pa fund,
Ti më freskon e në breg më nxjerr,
Dhe unë lamtumirë, s’të them dot kurrë.
Ma thuaj o det?fshehtësinë e shpirtit tënd,
Kur mbrëmjeve fle i qetë e tango vallëzon,
Cilën sirenë mbledh krahëve e ledhaton,
Dhe unë përse buzëbregut, pres gjithmonë.
/www.QendraPress.com/