Çaste poetike me poeten; Bruna MUSAI

Dy zemra që dashurojnë

———————————-

Para meje u shfaqe si një vegim.

Nuk dija si isha në realitet apo ëndërr

Ndjeva duart e tua që më dhanë një përqafim

Ai çast mu duk çasti më i ëmbël.

Dy sy të gozhduar mbi fytyrën time.

Ai shikim shpirtit tim i dha dhe një here jetë.

Mu atëherë ku ish zbehur kuptimi i jetës sime.

U shfaqe para meje dhe kjo ishte e vërtetë.

Sdi si i dhashë forcë zemrës se përmalluar.

Që për një kohë t’gjatë ishte mbytur në trishtim.

Mu atëherë ku lumturia nga sytë m’ ishte shuar

Si uragan erdhe e shërove shpirtin tim.

E kërkova këtë moment nëpër ëndrrat e mia

Lutesha qe çdo gjë të kthehej si më pare.

Sa bukur kur dhe njëherë merr krahë dashuria.

Dy zemra te bashkuara kurrë për t’mos u ndarë.

/www.QendraPress.com/