E mërkura poetike me poeten;Zize Liza PEPSHI
Kërkimi i ëndrrës
—————————-
Jam nimfë e gjallë
Kridhem në thellësi deti
Të të gjej Ty
Peshk i Artë
Valëve u bëj ballë
Në jetën plot halë
Dhe kam shumë mallë
Dëshirë ime e prishur
Në ëndrrën time të grisur
Varur në Lisin e lartë
Në jetën me dallgë
Sirenë zërin e bëj
Tek të kërkoj në teh kënge
Me ulërimën e gëzimit
Ta ngjes për mënge
E ti më shqitesh
Në mëngjes
Mbi barin me vesë
Dhe më thyhesh para pasqyrës
Tek më lë vërragë fytyrës
Njësoj natën njësoj ditën
Më vjen aq befas
Dhe aq papritur më ikën
Athua kot ta zë pritën
Dhe ia humb vetes dritën?
JO, fëmijëve s’ua ndal rritën
Pse qëndrove aq pak
Si ta heq këtë lak?
Durim durim
Do vij dhe unë
Te TI, në cak…
/wwww.QendraPress.com/