E mërkura poetike me poeten;Laureta MALAJ

Një ëndërr e thyer në copa !

—————————————

E thyer në copa ,si një pasqyrë e vjetër,

shpërndarë në tokë ,si një ëndërr e tretur .

Çdo grimcë reflekton një dritë të harruar ,

një shpresë të lodhur ,disfatë e së shkuarës.

E thyer në copa një shpirt që kërkon ,

të mbledhë vetveten por s’di ku e çon.

Në çdo cep të botës, një fragment i humbur ,

një kujtim i largët,një zemër e turbullt.

Një rrugë pa fund në copa të çara ,

ku drita e shpresës mezi depërton .

Një shpirt që lufton në hije të gjata ,

dhe çarja e murit që të nervozon .

Ndoshta ky mur,me gropa të thella ,

është thirrje o njeri ,për ty të mos ndalosh kurrë.

Të kapërcesh frikën, të ndërtosh një urë ,

dhe mos lejo njeri t’i duket si pëlhurë.

/www.QendraPress.com/