Vetëvendosja që nga koha që kur ishte në opozitë nuk i ndali sulmet e linçimet kundrejt udhëheqësve të UÇK-së. –Shkruan;Besnik KRASNIQI,kryetar i degës së AAK-Prizren.

Transparenca” në lidhje me fondet për mbrojtjen e të akuzuarve në procesin më të padrejt karshi luftës së një populli për çlirim kjo qeveri e bëri si mos më keq! Populli i Kosovës dhe qeveria e saj sot e gëzojnë lirinë fal luftës çlirimtare të zhvilluar me UÇK-në në krye, për ta parë rëndësinë e mbrojtjes së luftës tonë çlirimtare shembulli më i mirë që duhet ndjekur është ai i shtetit Kroat në mbrojtje të luftëtarëve të saj. Siç po shihet tanimë është e qartë qe qeveria e udhëhequr nga Kurti e ka kthyer në mision te saj “dënimin” dhe linçimin e luftëtarëve të lirisë. Por as populli i Kosovës e as kjo kaster politike nuk duhet të harrojë në asnjë moment që kjo tokë e ky shtet është krijuar me gjakun, mundin dhe sakrificën e brezave e në veçanti te djemve dhe vajzave më të mira të cilët ishin radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën kur më së shumti ju duheshin vendit. Tashmë populli i Kosovës dhe institucionet e saja kanë për obligim që të mbrojnë me fanatizen e me krenari krerët e UÇK-së qe sot padrejtësisht po gjykohen. Andaj është koha e fundit qe ky Kryeministër e kjo qeveri te reflektojnë dhe te kthehen e të punojnë për lirimin sa më të shpejt të Thaçit, Veselit dhe të tjerëve. Dhe krejt për fund te gjithë atyre Jugonostaligjëve qe mendojnë me mendësinë e Jugosllavisë, ju them qe Jugosllavia ka vdekur për të mos u ngjallur kurrë më!/www.QendraPress.com/