Çaste poetike me poeten;Selvije KADRIU
NOSTALGJI
———————–
Sonte nostalgjia
Më rrëmbeu
E hapa albumin
Me fotot e fëmijërisë
E lumtur ëndërrimtare
E bindur se
Ekziston dashuria
E pastër si loti
E përjetshme si dielli
Pastaj shfletova
Fotot kur unë
Në sytë e tu e shihja
Dashurinë si rreze dielli
Gërshërët në dorë i mora
Desha të të largoj
Nga ajo vajzë e dashuruar
Pa fajin e saj
E prapë ato i lëshova
Ishte një keqardhje
Për dikë që më nuk e njoh
I cili më dhembje
Nuk më shkakton
Andaj e mbylla atë album
Bashkë me të
Edhe kujtimet
Nga një e kaluar
SK, 16.08.2024, Kamenicë
/www.QendraPress.com/