E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në lagjen ‘Jeta e Re’ në Prizren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen ‘’Jeta e Re’’ në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete,konfirmon zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren toger Shaqir Bytyçi
Viktima është një 66-vjeçar,ai tha për Rtv’’ Besa’’ vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Togeri njofton se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga Policia.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.