Çaste poetike me poeten;Meri KUSI
MBRETERESHA IME! MAMI!
——————————–
Mbretëresha ime.
Me fal qe nuk arrita dot
te falënderoja sa duhet.
Kur ishe ne ketë jete..!
Nuk gjej fjale
”lotët nuk me lenë te shkruaj.!
Dora nuk me bindet..!
Nuk me mjaftojnë vitet e jetës.
Qe te falënderoj sakrifikove për mua..
Me mbrujte me dashuri e mirësi.
Qe te shoh me larg se vetja..!
Fjalët e tua i kam ne zemër.
Me ndriçojnë shpirtin dhe
kur ka humbur shpresën.
Ne harresën e kujtesës..!
Dora jote qe me përkëdhelte dhe
fjalët e ngrohta që më thoje.
Janë futur ne librin e zemrës..!
Te lutem mami.
Më lër të përqafoj çdo nate ne ëndërr..!
Më mësove te jem vetvetja e
te mos dorëzohem.
Para vështirësive të jetës..!
Kur lëndohem e plagosem.
Me vjen ne ëndërr me mjekon plagën.
Si një engjëll me këngët e Zotit.
E flladin e shpresës..!
Unë nuk gjej fjale.
Te kujtoj bamirësitë e tua..!
Sikur të isha diell dhe hënë
tani do isha shuar..!
Me sheh me sytë të trishtë
dhe vjen çdo mbrëmje.
E me fshin lotët..!
Siç bën nena për fëmijën e vet.
Kur e di se zemra e saj është plagosur..!
Më jep kurajë e me thua:
zemra jote është pranvere.
Buzëqeshi jetës bije..!
Mos ki frike besoi zemrës..
/www.QendraPress.com/