Çaste poetike me poetin;Fatmir MUSAI
RA FAJA PREJ QIELLIT…!
———————————
Unë nuk e di pse ra Faja prej fiku,
As pse e mbërthyen ca ethe ashiku,
Siç nuk di ca “dapi dapi
hopa”
Që Fajën e rrëzuan te gropa!
Di t’ju them se ai ishte kaçaku i ferrës
Që çupkën jua mbërtheu në mes të derës,
Di që u bë dhe kaçaku i fushës
E, kur ju flinit, jua puthi në mes të gushës!
Po ju kot morët inat dhe e ndoqët e ai iku
E në pemën e oborrit tuaj hipi majë fiku,
I uluritët dhe e trembët dhe e zu paniku,
Aq sa nga majë e pemës ra pa e zënë dekiku*!
Ç’të bënte i ziu, nën gjithë ato ethe jarani,
Veç të ngjitej te pema tjetër prej mani,
Ju e gjuajtët me gurë të zbriste që ta linçoni
E Fajen e gjorë të mos e zinte akshomi!
Pastaj, të kënaqur që e ruajtët nderë,
S’e kuptuat që vetes i bëtë qeder:
Kaçakun e ferrës, këtë Raxh Kapuri të fushës,
Me Çupkën e vluat, ja, për atë puthje mes gushës!
Dhe që atëherë, ju të gjorë e ju kokëlopa,
Nëpër dasma tallava kërceni si rrota:
“E jari nani-nani e hopa-hopa,
E dapi-dapi që ra Faja te gropa!”
… Atë Fajen, kaçakun me mustaqe pas ferrës,
E keni sot krushk përpas derës,
S’ka më dapi-dapi e hopa-hopa,
Faja është oxhaku e ju hiri te gropa!
/www.QendraPress.com/