Çaste poetike me poeten;Bukurie BUÇPAPAJ
NJË DITĒ TIRANĒSE
————————————
Një ditë tejet ngarkuar Tiranëse,
Vapë e llahtarshme e harbuar,
Rrugët plot , tregtarë ambulantesh,
Mes turmës gjendem e
harruar.
Nuk është ajo Tirana ime e dikurshme,
Nostalgji rinore zemrës troket,
Papritur vargu vjen aq natyrshëm,
Më ngjaka si frymëzim ,jo poet.
Një ditë Tiranëse gushtiane,
Një lot, një muzë , një poezi , një jetë,
Vargjeve të asaj çikës Tropojane,
Kënga merr udhë , shpirtit i flet.
/www.QendraPress.com/S