Çaste poetike me poeten;Mirela LIPO
Bashkë me njeriun lindi dhe dreqja,
Lindi e mira, lindi dhe e keqja
Lindi dashuria, u shpik dhe urrejtja.
Si kundra pesha tek
njëra _tjetra.
Ah! për te mirën kërkohet
shume pune.
Mirësi e dije kërkohen dhe më shumë.
E keqja dhe urrejtja duken fare te lehta
Por nuk është e mira, dhe as e drejta.
Të gjitha këto njerëzimi i shpiku.
Të mirën i miri, të keqen i ligu.
Urrejtja o njerëz të keqen u sjellë,
Ndaj mos e qasni, mbylljani atë derë.
Zhdukeni urrejtjen me rrënje e
dege.
Mirësia tek njerëzimi le të jetë.
Se jeta kështu bëhet
si pranvera .
Porta e jetës, kurrë të mos ketë ferra!
/www.QendraPress.com/