Çaste poetike me poetin;Shefik ARIFI
TRI POEZI
———————-
PËRSE, O MIQ, PËRSE?!
———————
Kur ujerat vërshuan
dhe përmbytën qeshjet tona,
Si s’më bëtë dhe mua një zë,
si s’çatë telefonat?
Përse, o miq më mbajtët me hatër?
e s’më folët dhe në orë të vona.
Të mbysnim lumin si gjarpër,
dhe të shpëtonim jetët tona.
PO A I
—————–
Sa herë vij këtu ne det
e kam një ndjesi për të.
Mund t’i nxjerrë dallgët në det,
po trupin këtu e lë.
Sa herë vij këtu ne det,
e shoh hënën duke larë.
Kështu pashë detin qindra vjet,
dhe po i njëjti, det i parë.
TË KAM THËNË…
——————–
Sikur të mbetet dhe shkrumbi,
gjithë toka te jete djegur,
sikur det te bëhet lumi,
Dashuria jonë s’ka për të vdekur.
/www.QendraPress.com/