Çaste poetike me poeten:Lola MEÇAJ
Tri poezi
——————-
Dua t’i rëndoj kësaj toke
jo si gënjeshtër e ëmbël,
si e vërtetë e hidhur që dhemb
detit i shkoj thellë më thellë
t’ia dal me mund në breg
———————-
Sytë
————————-
Sytë s’i kam ruajtur
Jo se kam parë ç’më kanë parë sytë
po kur s’kish dritë, bëja dritë
me sytë e mi
———————
Atje…..në kishë
—————————
Dje u luta në themel të shpirtit,
menduar, heshtur qirinjtë ndezur.
I pashë të dyja atje…
Varur lëkurën e ndërruar të gjarprit
dhe botën me lëkurë të re
Lola .Meçaj
/www.QendraPress.com/