Çaste poetike me poeten; Pranvera QERIMI
ÇILTERSI
——————————-
E doja të përhumbur
E doja, edhe kur veprimet e saj me bënin me lot të qeshja
E doja me sharmin e saj
E doja me elegancën e saj mahnitëse
E doja andaj i buzëqeshja kur e shihja,
e ajo pa u vënë në siklet
me bënte ndonjë skene modelizmi,
duke mos hezituar t’ i hedhtë flokët në një cep
dhe të ngriste kokën me naze
E doja atë “te pamendët”,
se “pamendësia” saj dashuroi një burrë
si unë, që as vet s’i them vetes burrë
E doja se m’ ia dhuroi rrobat e qepura,
që e ëma nga mosha e saj e shtyrë
shpesh linte ndonjë vrime aty,
sikur t’i bënte vend zemrës së saj në trupin tim
E doja se ajo shihte brendësinë.
/www.QendraPress.com/