Çaste  poetike me poeten;Selvije KADRIU

MES ZJARRIT E FERRIT

————————–

Ku je sonte ti

që m’solle

në këtë botë të pa drejtë

ku lozin gjarpërinjtë

apo më solle në mllefin

më të madh

kur nuk ishe e lumtur

a thua e mendove

si do të eci unë

mes zjarrit të ferrit

ku çdo hap shkakton plagë

e fjalët e atyre që i dashte

më s’shumti

therrin si thika të farkatarit

e nuk lënë të pikoj gjak

/www.QendraPress.com/