Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;Shira DHIME

I zjarrtë zbriti tetori!

———————————–

Pa shih si zbrit tetori

Vjeshta rreh në zemrën e tij

Pikturuar i gjithë me ngjyra meteori

Qielli tek tuk i krehur në gri.

Zbriti i gjithë i argjend

Mushtit të verës,i kulloi nektarin

Vjeshta mbi frutat,ngjyrën u gdhend

Mollët dhe shegët,kanë ndezur zjarrin.

U ndezën frutat në pistilin e tetorit

Dashurin kurorëzuar me ngjyrë zjarri

Ti japin frymë zemrës së mekur,dritë ti japin një të gjorit

Të çaj brazë jete,gënjyer në afshe varri.

I zjarrtë zbriti tetori

Dhe dielli tek ai zjarr sytë ka lëshuar

Fruta të kapur përdore,si flutura qershori

Era kërcen me gjethet, tetori nga qielli është drejtuar.

/www.QendraPress.com/