Fryma poetike e së mërkurës me poeten ; Lola MEÇAJ
Duaj si ti
————————-
Duaj grua si di ti,
nëse e ndjen, kafshoje një copë dite të diellt
sikur kafshon prej dashurie.
Kafshoje pa shenjën le ta fsheh e hënta natë.
Duaj jo me formulë ashtu siç duan ngushtë,
por me gjithë qenien tënde botën e egër instinkte,
ajo botë që të jep thërrime,fare pak.
Thjesht duaj pa u shpjeguar,si lumi shtratin e vet,
si dallgët puthur me breg,
Duaj grua si di ti dhe pse dashurinë me pikatore ta kthejnë.
E buta grua ndez zjarrin edhe kur bota fiket.
Duaj, duaj grua edhe sikur të t’thyen brinjët e shpirtit.
/www.QendraPress.com/