Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza vizitoi Prizrenin
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, realizoi sot një vizitë në Prizren, ku u prit nga kryetari i PDK-së, dega në Prizren, Shaqir Totaj. Totaj shprehu kënaqësinë për praninë e Hamzës dhe kolegëve të tij në qendër të qytetit. Ai theksoi se, si kandidat i subjektit politik të dëshmuar për progres, Hamza do të fokusojë punën e tij në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm social e ekonomik.