Avokati Halitaj,e gjithë bota po bindet se Gjykata në Hagë, ka dështuar ..Shkruan: Liridon LUSHAJ
Avokati Gazmend Halitaj, jo vetëm që e ka humbur profesionin e tij të drejtësisë, por në fakt për fat të keq e ka humbur edhe busullën njerëzore. Po cili shqiptar o Zot e do që të dënohen liderët dhe krerët e UÇK-së, që janë krejtësisht të pafajshëm, Bile edhe vetë serbët nuk po i akuzojnë Hashim Thaçin dhe po thonë se këto deklarata nuk i kanë dhënë. Kurse ku avokat i gjorë, shprehet
“Zbulimi i vrasjeve politike me theks të veçantë ato puro politike, ka vetëm një emër dhe atë Jack Smith”, thotë Halilaj, sipas të cilit, në Speciale po ndodhë një mrekulli.
Se drejtësia në Hagë ka dështuar e po dështon çdo ditë dëshmojnë edhe dorëheqjet nga kjo gjykatë. Drejtësia atje ka ra në provim. Po si mund të akuzohen pa asnjë bazë ata që i vunë themelet e këtij shteti. Diçka dihet se kushdo që shitet për ndonjë interes , do ta gjykojë historia, por kur s ka ligj që mund ta gjykojë çlirimtarët. Prandaj, Avokat Halilaj, mos e humb torruan. Kurse ata do të lirohen dhe shpallën të pafajshëm e për këtë të garantojmë që tani. Ku do të mbetni ju dhe kjo dëshirë e sëmur somnambule. Liria e Kosovës , nuk do të kishte as shije pa këta çlirimtar. Kurse ju avokat i ngarkuar me kaq shumë verbëri,si do të arsyeton këto verbëri??????!!!!!./www.QendraPress.com/