Moti sot i vranët dhe me riga shiu, temperatura deri në 19 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi   1-7 m/s. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.