Çaste poetike me poetin;Murtez ASLLANI

TË JETOJMË TË LUMTUR

———————————–

Njerëz jemi

Zoti na ka falë,

Por të qetë

Aspak s’po jetojmë

Veç luftë e fjalë,

Luftërat në botë

Kudo po vazhdojnë

Fëmijë,gra e pleq

Po i maltretojnë.

Pse s’jetojmë të lumtur

Dhe mbajmë kaq inat

Për kurrgjë send

E shkatërrojmë një vend

Luftojnë ditë e natë,

Qajnë fëmijët

Bukë kërkojnë

Nënat e molisura

Fëmijët i qetësojnë.

T’jetojmë të lumtur

Në paqe e liri

S’do t’jetojmë gjithmonë

O,njerëz faqezi,

Lëri të qetë

Dhe të jetojnë

Me pak lumturi

Jetën ta gëzojnë!

Kur m’kujtohet lufta

Sa shumë shqetësohem,

Populli im i vuajtur

Çdo ditë maltretohej.

Viktima të shumta

Ka kudo në botë,

Familjarët e tyre

I qajnë me lot.

&  &  &

NË QERSHOR U TAKUAM

————————————

Ishte ditë qershori

N’Velipojë u takuam,

Biseduam gjatë

Dhe u përqafuam.

Marjanën sykaltroshe

Shumë e dashurova

Ia vura dorën mbi shpinë

Flokët ia lëmova.

Nga ajo ditë

Mbetën shumë kujtime

U ngulit thellë

Ajo n’zemrën time.

Një fotografi

Atë ditë e shkrepëm,

Mbetën veç kujtimet

Dhe asgjë

tjetër.

Fytyrën e saj të bukur

Përherë e kujtoj,

Marr fotografinë

Nisi ta përqafoj.

Ka shumë kohë

Që s’e kam takuar,

Buzët tona

Ne për t’i bashkuar.

Largësia na ndan

Ori, pëllumbeshë,

Sa herë të

takoj

Ti vetëm buzëqesh!

/www.QendraPress.com/