Fryma poetike  e së dielës me poetin;Rexhep F.MORINA

AUTOKRATI

——————————–

Dorën e lëviz,pëshpërit fjalë nga froni,

Thotë jam zot,përpara popullit padroni.

Jam që flas vet me zë,e shkruaj në letër,

Vendimet kur i marr vë myhyrin e vjetër.

Të mos mundoheni të mendoni për vetën,

Unë jam ai që të gjithëve ua siguroj jetën.

Kujt me fjalë e lajka,kujt me forcë e shkop,

Ata që s’binden fare ia vë kokën në konop.

Në pallatin tim nuk ka asnjë mbret të dytë,

Do mbretëroj i vetëm sa të më shohin sytë.

Zemra sa të më rrah,e dora sa të më punoj,

Mbi masë kamxhikun me forcë e fshikulloj.

/www.QendraPress.com/