Fryma poetike  e së dielës me poetin;Përparim DIDA

Ky muzg poetik

——————————

At’kafen e mbrëmjes sonte e piva vonë,

në verandën e lokalit ku dritat ishin fik.

S’kisha dëshirë të ma shihnin intimitetin.

me duhanin,kafen n’këtë muzgun poetik.

Vetëm çakmaku shpesh më tradhtonte,

m’demaskonte fytyrën se ndizja cigaren.

Neoni në shtyllë sikur diçka më thoshte,

ndize dritën e verandës dhe hiqe maren.

Ç’turp të kisha unë, veç me të miat isha,

Malborë e çakmak i kisha shok me vete.

Veç kafeja jabanxhie sjellë nga kamarjeria,

puthja jabanxhien më linte të mirën shije.

Sa e këndshme në errësirë qenka puthja.

kush nuk e ka shijuar le ta provojë njëherë.

Por, kur ta thithni kujdes, se u digjet buza,

ajo puthja në errësirë ka brenda dhe mister.

P@Dida.332.

/www.QendraPress.com/