Fryma poetike  e së dielës me poeten;Mirela LIPO

VJESHTË “VETMI” …

————————————

S’di, si vjeshta iku pa ty,

Pa të parë të paktën,

Një herë të vetme.

Sa herë matem të vij aty,

Rruga, çuditërisht,

mbulohet me gjethe .

Për të mos të trembur

eci haplehtë,

Prej zhurmës së gjetheve të thata

Dridhem, porsi fletë .

Më flet ëmbël të rivij…

Ah, s’u duruaka,

jo, vjeshta pa Ty!

/www.QendraPress.com/