Çaste poetike me poeten;Meri MEZINI
PRANGA BELIT TË HOLLË
—————————————–
Në ëndërr të putha buzën e kuqe,
Preka faqet që ishin bërë rozë,
Në mesnatë mendova ti vidhja ty gjokset,
Pranga ti vija belit të hollë.
Fantazia po kalonte kufijtë e shthurjes,
Në imazhet e mija ishe vetëm ti,
Turbullira e shpirtit tim të çmendur,
Po më çonte ç’do ditë në arrati.
Tërbimi që ndjeja unë brenda vetes,
Mos më gjykoni, kalonte ç’do kufij,
Fryma jepte luhatjet e shpirtit,
Se di çfarë ndodhte me mua, se di!
Të shoh në dritaren e ëndrrave të mija,
Dhe them, o Zot, kjo është dashuri?!
Dua në mëngjes të zgjohem nga kjo ëndërr,
Dhe ti të vraposh në krahët e mi.
Dashuritë grisën imagjinatën time,
Ti erdhe pranë meje, unë erdha tek ty,
Ti zgjidha ngadalë prangat nga beli,
Deri në vdekje do jem veç me ty.
/www.QendraPress.com/