Çaste poetike me poeten;Shpresa DHIMA
MALL
——————————–
Në pëllëmbën e hënës
Të prisja atë natë ,
Lodronin yjet e mbrëmjes ,
Pikëza të shndritshme mbi lofatë
Vallëzoja me yjet
Valsin tonë të dashurisë
Por këmbët më ngatërrohen ,
Ritmi pulson në shpirt.
E ftohtë e shpirtit erdhi u shkri
Për ledhatimet e tua ,
Në djep të hënës si vezullim ,
Shkrihej mall i përvëluar..
Me vello hëne u mbulova
Në kristal loti të pashkrumbuar
Hëna dhe yjet asgjë s’më plotësojnë
Sa çastin kur ti më mban në duar.
/www.QendraPress.com/