Granit Begolli jep dorëheqje nga Liria
Pas barazimit të djeshëm ndaj KF Istogut, kryetrajneri i FC Liria, Granit Begolli, ka ofruar dorëheqjen e tij. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi drejtues e kanë miratuar vendimin e tij, përcjell PrizrenPress.
Në një deklaratë zyrtare, klubi tha: “Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish.”
Dorëheqja e Begollit vjen pas një serie rezultatesh të paqëndrueshme të ekipit, duke përfshirë barazimin e fundit ndaj Istogut. Nuk është bërë e ditur ende kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës.