Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;Ana BALLIU

Zog i panjohur

————————

O zog i panjohur, nga cila thellësi e qiellit u ngrite,

Krahët e lodhur që era ti përkëdhel me ngazëllim

A vjen dhe ti si unë nga një vend i largët !?

Apo vjen nga një horizont pa emër, pa përshkrim?

Në cilën stinë të braktisur u nise fluturim

Mos ishin retë që thërrisnin me zëra të heshtur

A mos valle në një ëndërr që s’ka fillim,

Kërkon të gjesh dritën në një qiell të zhveshur?

Nga cilat humnera të pafundta ti u çlirove!?

Ku në vend që të fundoseshe ti u lartësove

Zog i panjohur, nëse qetësinë e gjete larg kësaj bote

Më mëso dhe mua të fluturoj, të vij tek foleja jote

/www,QendraPress.com/