Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;Fatime KALIMASHI

NJERËZIT E MIRË EKZISTOJNË

———————————————-

Ka kohë që s‘kam takuar

Njerëz të mirë që ndezin shpresën

Të tillë njerëz më kanë munguar

Botës për t‘ia kthyer buzëqeshjen

E di që njerëzit e mirë ekzistojnë

E kur t’i gjejmë t’i ruajmë fort

T’i duam shumë e t’i respektojmë

Vlera e tyre ndryshon një botë

Njerëzit e mirë nga larg të ndiejnë

Me qindra mijëra kilometra

Të kërkojnë dhe të gjejnë

Se shpirti flet nga e vërteta

/www,QendraPress.com/