4 vjet pa bacën Agim –Shkruan; Mirsad Çollaku, kryetar,LRPZ

Emri tij i shkruar me shkronja ari, në historin e Futbollit Kosovar Sot mbushen 4-tër vite, kur u nda nga jeta Agim Bytyqi. Ai, gjatë gjithë jetës ishte një punëtror i madhë i përkushtuar i futbollit. Mbi 25 vite kishte qenë në pozita udhëheqëse në klubin Liria , më së shumti në pozitën e kryetarit. Roli dhe kontributi tij, që madhëron veprën dhe e bënë të paharruar emrin e tij, është koha viteve të 90-ta. Atëherë, kur futbolli Kosovar, krahas arsimit, shëndetësisë, dhe veprimtarive të tjera, po këkronte pavarësimin nga adminsitrata e dhunshme serbe. Ai, u vu në ballë të rezistencës aktive me shumë bashkëveprimtarë, përfshirë trajnerë, futbollistë etj. Në këtë kohë baca Agim, vendoset në krye të futbollit, duke qenë një nga udhëheqësit kryesor dhe ideator i pavatësimit të futbollit. Ishte kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës , që nga vitit 1991 veproi ndamas dhe i pavarur nga regjimi shtypës e vrastar i Beogradit. Guximi dhe vepra e të ndjeri Agim Bytyqi, bënë që emri tij të shkruhet me shkronja të arta në historinë më të re të futbollit Kosovar. Me këtë rast, LRFPZ e kujton me nder e respekt të madhë figurën e Agim Bytyqit. Me respekt, LRFPZ Mirsad Collaku, kryetar/www.QendraPress.com/