Çaste poetike me poeten: Valbona HADRI

Frymë shenjtërie

—————————-

Ky peizazh i përralltë

Me këtë të kaltër magjie

Me mbjell në shpirt paqe

Me copëza dashurie.

Mbi breg shkumë e valëve

Më ngjanë si kurorë

Një tablo madhështore

Me penel diellor.

Me këngë detaresh

Me varka dhe erë

Këtu dielli lind

Dhe s’përendon asnjëherë.

Peizazh madhështor

Me frymë shenjtërie

Vetja më duket

Në një parajsë Perëndie.

/www.QendraPress.com/