Çaste poetike me poetin:Skender BERISHA
SHIU VJESHTAK
——————————-
Shi vjeshtak më lag ngapak
me një ritëm vraparak
pastaj më lag shumë
sikur kur rashë në lumë
shiu vjeshtak pakëz tinëzak
erdhi me vrap deri në sokak
pak më josh e shumë më lag
po as sot nuk më zmbraps
më endesh qiellit të zënë
si ta do qejfi rigon prej përpjeti
sot sa shumë ziej ndërveti
pak me ethe deri së nesri
sa mirë më uron kështu si rigon
për këtë anë e përmatanë
tash po shpejton në Tabakhane
tash të ndjeva edhe në Tiranë
/www.QendraPress.com/