Çaste poetike me poeten; Margarita Nikolli BARDHI
SI T’IA BËJ…
—————————
Kur t’shoh ty…
më ngjall urrejtje,
më mbush shpirtin neveri
Ç’të bëj o zot?
Është e fortë…
ta komandoj nuk po di…
Pas teje shoh mijëra lugetër që shkatërruan këtë botë.
Më vlon gjaku i ndëshkimit,
m’gofon zemra në krahnor,
këtë dhurues të gjithë mjerimit,
kët katil që bën theror,
kët përves e këtë horr,
kët mashtrues xhelat t’Pushkinit,
që jetë merr e del hero.
Si t’ia bëj? Zot më ndihmo!
Gjithë durimi më është sosur,
vetëpërmbajtja m’ka braktisur,
ëndrrat keq më janë burgosur,
nga i marri dhe i ligu…
Si t’ia bëj se jeta iku…?!
/www.QendraPress.com/