Fryma poetike e së dielës me poetin:Llesh GJOKA

SYRI IM NUK LAKMON TJETËR

———————————————–

Ti e di,

Sa shumë të pata dashur.

Djalërinë time e bëra kurban pas teje.

Se fati im ish shkruar mbi pergamenë,

që nga kohërat pagane.

Se ti ishe fati që e kërkova larg,

Në shtatë qiej.

Një Afroditë na priste me unazën e Diellit

E në dashurinë tokësore do të na kthente prapë.

Syri im nuk lakmonte tjetër…

Pastaj s’e di si ndodhi.

Në një labirint si mit ti hyre.

Kur dole u bëre baladë,

Mjegullim i largët që m’i davariste kujtimet…

Erdhi një kohë e re, vezulloi dielli

U zbardhën mëngjeset që më zgjuan nga ëndrrat

Fillova të të shquaja fort, ashtu mbi bukuritë.

Syri im nuk lakmon tjetër…

Fillova të të prek si margaritar,

Larg nga baladat, pa pluhur, pa hi.

Një tis i kuq filloi të shkëlqejë…

Syri im nuk lakmon tjetër…

/www.QendraPress.com/