Fryma poetike e së dielës me poetin:Arben ALLIU
Mulliri i fshatit tim.
———————————
Sa shume me emocionoi
Mulliri i fshatit tim,
Rastësia me dërgoi
Ku un kisha kujtim.
Aty pranë u ula
E bëra një pushim,
Ndonëse i rrënuar
Kisha nostalgjinë.
U ktheva ne vite
Kur isha fëmijë,
Me merrte gjyshja me vete
Shkoja me te n’mulli.
Ne prerin e gjyshes
Gjumi me zinte,
Ndoshta gjithë natën
Deri sa gdhinte.
Sot i shkatërruar
I kthyer në rrënojë,
Nga ka ikur keci
Të fle të pushoj.!!
/www.QendraPress.com/