Fryma poetike e së dielës me poetin: Kujtim OSHAFI
Ishte e bukur shejtanka………
————————————.
Sdi çmë bëre kur kalove?
Sy më sy kur bashkë u pamë
Magji ndoshta më hodhe
Apo pija smë kishte dalë?
Trupi dridhej këmbët s’mbanin
Mua që nuk pija kurrë
Syri jot më digjte xhanin
Porsi prushi nën lëkurë.
Duke qeshur shkelte syrin
Sdi çfarë shenje qē ti bëja?
Sikur kishte fjetur me yllin
Digjej si vullkan nga brenda.
Herë më bëhej qē e njihja
Edhe herë një e panjohur
Me të ëndrrave sikur flija
Sdi nē syve tu besoja?
Hidhte naze nëpër rrugë
Si gonxhe tē pa çelur mirë
Ne çapkënet sflinim gjumë
Sa shumë na shtonte zilinë!
/www.QendraPress.com/