Ky është 34-vjeçari nga Malisheva që vdiq pas kontaktit me rrymë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur.

IndeksOnline mëson se i ndjeri është Visar Ramaj, i cili ndërroi jetë, pasi ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në fshatin Piranë të Prizrenit ka rënë në kontakt me rrymën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në njoftimin dërguar për ‘’QendraPress’’

Një person vdes në vendin e punës, dyshohet si pasoj e kontaktit më rrymën Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.M. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetesore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me rrymën elektirke. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s. Me urdhër të prokurorit êshtë inicuar rast. Me vone me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren./