Çaste poetike me poeten: Rudina PAPAJANI

GJIRI I VOGĒL PRANĒ NJĒ BREGU…

————————————————-

A e di o gjiri i bukur,

qëndron i lumtur pranë një bregu,

ti nuk e di unë tē kam fituar,

ja aty ku lozin nga dallgët ,

me mijëra barka tē vogla ,

në lindje e perëndim ,

duke i qeshur diellit dhe reve kapriçoze.

Unë tē kam fituar o gjiri i vogël pranë një bregu,

sepse mëngjeseve ne flasim bashkë me sy,

e mbrëmjeve i u falemi deteve plot tallaz.

Ti se di o gjiri i vogël ,

se unē heshturazi jam dashuruar me ty..

/www.QendraPress.com/