Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Blertë Tmava VESELAJ

KUR NJË MËNGJES…

——————————

Kur një mëngjes pulëbardhat të kenë shtegtuar

Zemrën time do e kenë mbi krahë

Kaltërsinë de e kem shijuar

Do jem me to, si një copëz mjegulle e bardhë.

Bashkë do kërkojmë ngrohtësi

Një copëz zemre më ka ngrirë

Jam shtegtare dhe unë për çudi

Nga kjo botë, kërkoj ngrohtësi

Kur një mëngjes bota të zgjohet

Do të zgjohesh edhe ti

Fërkon sytë si i habitur

Vërtetë unë nuk jam aty…

Kam shtegtuar diku larg

Në këtë botë s’më njeh njeri

Por është ngrohtë vërtetë ngrohtë

Këtu zemra më rrah më mirë…

/www.QendraPress.com/