Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Teuta Art MUÇAJ

Në mendjen time…

——————————————-

Ja dhe pak, po ikën koha

E ti m’vjen si dritë e rrallë

Mbaj fytyrën në mesduarsh

Sa pak fjalë e sa shumë mall!

Vjen si mjegull mendjes sime

E s më lë të shoh më tej

Veç dy vargje, tre kujtime

E një shpirt që zbret shtat qiej!

Si të heshti nënë e shkreta?

Kur m’ është gjak e rrjedh në deje.

Eh sa doja që të flija

Veç atëherë unë rend pas teje.

Ehh pra dhe sonte mbrëma

Hyrë nga xhami si muzikë

Këtej shpirti, andej zemra

Ti në mes më shpon si thikë!

Prapë e shkrova sot në letër

Ta zbraz zemrën që është varrë

Nuk mund të bëja asgjë tjetër

Kur veç shpirtit skam ç’të falë…

/www.QendraPress.com/